
Drejtues i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër u emërua Guri Seferi, sipas njoftimit në media, të premten. Në këtë post u emërua Sedar Hoxha, më 16 qershor 2021.
Por mesa duket, Hoxha u largua pas sulmit nga PD se ai ishte dëshmi e bashkëpunimit Rama-Doshi. Serdar Hoxha në zgjedhjet e 25 prillit ishte kandidat për deputet në listat e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit.
Ai ishte një nga 3 kandidatët e kësaj partie për të cilët KQZ kërkoi verfikim të thelluar nga prokuroria.