Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar të zhvillojnë konferencën ndërkombëtare COP 28 mbi ndryshimet klimaterike në 2023, sipas një raportimi të Reuters.
“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë treguar se kanë një listë të faktuar veprimesh progresive mbi klimën dhe bashkëpunimin shumëpalësh që e bën atë një bujtës ideal për COP 28”, tha për mediat të dielën ministri i Jashtëm, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e 5 mes eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë dhe aty ka selinë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA).
“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar rreth 17 miliard dollarë në projekte komerciale të energjisë së rinovueshme në gjashtë kontinente dhe kanë siguruar mbi 1 miliard dollarë grante dhe hua të buta për termocentralet e energjisë së rinovueshme,” shtoi Al Nahyan.
Konferenca vjetore e Palëve (COP) monitoron dhe zbaton Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës. Ajo shërben edhe si organ vendimmarrës.
Konferenca e radhës, COP 26, do të zhvillohet në Glasgow të Britanisë së Madhe në nëntor, ndërkohë që konferenca e fundit u zhvillua në 2019 në Madrit të Spanjws dhe u kryesua nga Kili.