Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë të mërkurën bëhen shteti i parë i Gjirit që hapin ambasadë në Izrael.
Dy palët janë afruar për shkak të problemeve të përbashkëta me Iranin.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini normalizuan marrëdhëniet me Izraelin vitin e kaluar nën “Marrëveshjet e Abrahamit” të hartuara nga administrata e ish- Presidenti të SHBA-ve, Donald Trump.
Ndërkohë, muajin e kaluar ishte Izraeli që hapi ambasadën e vetë në Emirate.
“Që nga normalizimi i lidhjeve … ne kemi parë, për herë të parë, diskutime mbi tregtinë dhe mundësitë e investimeve,” citohet nga Reuters ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Al Khaja.
Ai njoftoi nënshkrimin e marrëveshjeve në ekonomi, transport ajror, udhëtime ajrore, teknologji dhe kulturë.
Presidenti izraelit Isaac Herzog e quajti hapjen e ambasadës “një moment të rëndësishëm në udhëtimin tonë drejt së ardhmes, prosperitetit të paqes dhe sigurisë” në Lindjen e Mesme.
“Të shohësh flamurin e Emirateve që valëvitej me krenari në Tel Aviv mund të ishte dukur si një ëndërr e largët nga mendja rreth një vit më parë,” u shpreh Herzog.
Afrimi mes Izraelit dhe një shteti arab ka dëshpëruar palestinezët dhe vendet e tjera arabe, të cilët historikisht i kanë dhënë përparësi kërkesave të palestinezëve për shtet në raportet me Izraelin.
Hapja e ambsadës së Emirateve thyen një traditë të gjatë armiqësie mes vendeve arabe dhe Izraelit, teksa vende të tjera si Maroku dhe Sudani po ashtu kanë ndërrmarr hapa afrimi.