Enno Bozdo dorëhiqet nga komisioni zgjedhor i PD-së

Nga Exit News
Enno Bozdo dorëhiqet nga komisioni zgjedhor i PD-së

Enno Bozdo ka dhënë sot, 17 maj, dorëheqjen nga anëtar i komisionit zgjedhor të Partisë Demokratike, sipas Balkanweb. Ai u zgjodh në këtë detyrë mbrëmë, 16 maj.

Bozdo është anëtar i kryesisë së PD-së dhe koordinator për Energjinë.

Komisioni zgjedhor do të drejtojë zgjedhjet brenda PD-së, më 13 qershor. Ai do ët drejtohet nga Jemin Gjana. Anëtarët e Komisionit janë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Pas dorëheqjes së Bozdos, vendin e tij do ta zërë Çlirim Gjata, i cili u zgjodh anëtar zëvendësues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>