
Gjykata e Stambollit dënoi sot me burgim të përjetshëm gjashtë gazetarë turq të akuzuar për përfshirje në grushtin e shtetit të 2016-ës.
Ndër gazetarët e dënuar me akuzën për përfshirje në grushtin e shtetit të 2016 dhe për lidhje me predikuesit turk Fetullah Gylen janë: Ahmet Altan, ish kryeredaktor i gazetës Taraf, vëllai i tij, gazetari dhe akademiku Mehmet Altan, gazetari Nazli Ilicak.
Televizioni shtetëror Anadolu raportoi se vëllezërit Altans u arrestuan pasi u akuzuan për përhapjen “e mesazheve me kuptim të dyfishtë me qëllim lajmërimin e grushtit të shtetit” gjatë një interviste në televisionin turk më 14 korrik 2016.
Gjithashtu, gjykata turke liroi sot edhe gazetarin gjermano-turk të gazetës gjermane Die Welt Deniz Yucel. Ai ishte arrestuar dhe pritej të gjykohej për terrorizëm dhe për propagandë kundër Erdoganit.