Erdogan, Macronit: mos u ngatërroni me popullin turk

Nga Exit News
Erdogan, Macronit: mos u ngatërroni me popullin turk

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi të shtunën homologun e tij francez Emmanuel Macron “të mos ngatërrohet” me Turqinë, ndërsa tensionet midis aleatëve të NATO-s përshkallëzohen.

“Mos u ngatërroni me popullin turk. Mos u ngatërroni me Turqinë,” tha Erdogan gjatë një fjalimi për 40 vjetorin e grushtit të shtetit ushtarak 1980.

Macron ka dënuar me forcë veprimet e Turqisë kundrejt Greqisë dhe Qipros për burimet e hidrokarbureve dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor.

Erdogan i kërkoi Greqisë të “qëndrojë larg veprimeve të gabuara” të mbështetura nga vende si Franca në ujërat e diskutueshme.

Macron të enjten tha se BE-ja, duhet të jetë “e qartë dhe e vendosur me, jo me Turqinë si komb dhe popull, por me qeverinë e Presidentit Erdogan që ka ndërmarrë veprime të papranueshme”.

Udhëheqësi francez po fliste përpara samitit të shtatë kombeve mesdhetare të BE të cilat kërcënuan Turqinë me sanksione mbi aktivitetet e saj.

Tensionet e fundit filluan pasi Turqia vendosi anijen kërkimore Oruc Reis dhe anijet luftarake në ujërat e diskutueshme në 10 gusht.

Por udhëheqësi turk të shtunën i kundërshtoi vërejtjet dhe e akuzoi Macronin për “mungesë njohurish historike”.

“Zoti Macron, ju do të keni më shumë probleme me mua,” kërcënoi Erdogan.

Ai  tha se Franca “nuk mund t’i jepte një mësim njerëzimi” Turqisë dhe i tha Macron që të shikonte së pari rekordin e vetë Francës, veçanërisht në Algjeri dhe rolin e saj në gjenocidin e Ruandës 1994.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Francës janë përkeqësuar mbi Mesdheun lindor, por të dy aleatët nuk bien dakord për çështje të tjera kryesore përfshirë konfliktet e Sirisë dhe Libisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>