Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka njoftuar, të martën, se vendi mund të miratojë një kushtetutë të re ‘civile’.
Sipas Reuters, Erdogan kërkon të zgjasë mandatin e tij përmes këtyre ndryshimeve kushtetuese.
Erdogan tha se vendi ka nevojë për këtë Kushtetutë civile, por pa dhënë detaje të tjera mbi këtë çështje.
“Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë për një kushtetutë të re, kjo detyrë duhet të kryhet para njerëzve dhe përmes pjesëmarrjes së të gjithë përfaqësuesve të tyre në një mënyrë transparente, dhe teksti që e përcakton këtë duhet të paraqitet për miratim nga njerëzit.”
Kjo është hera e dytë që Turqia planifikon të ndryshojë kushtetutën.
Më 2017, në Turqi zhvilloi një referendum për ndryshimet kushtetuese që rritën në mënyrë drastike kompetencat e Presidentit Erdogan. Qytetarët turq vendosën të kthenin vendin nga një republikë parlamentar në atë presidenciale.
Presidenti Erdogan argumentoi në atë kohë se ndryshimet do të modernizonin procesin e zbatimit e politikave dhe do të anashkalonte proceset e panevojshme parlamentare që kanë penguar progresin.