Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje botës islame të ndihmojnë Shqipërinë.
Në hapjen e mbledhjes vjetore të Organizatë së Bashkëpunimit Islam, Presidenti Erdogan tha se “të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar për të ndihmuar të pastrehët dhe të lënduarit”.
“I bëj thirrje gjithë botës islame që ta mbështesim Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë dhe njerëzve në nevojë. Besoj se është shumë e dobishme që ta hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”.
Turqia dërgoi ekipe kërkim-shpëtimi pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë të 26 nëntorit. Prej lëkundjeve të forta deri më tani janë mbi 30 të vdekur, mbi 650 të plagosur dhe qindra të pastrehë.
Organizata e Bashkëpunimit Islam është krijuar në vitin 1969 me qëllim kryesor mbështetjen dhe mbrojtjen e interesave të vendeve me popullsi të fesë islame. Në të bëjnë pjesë 53 vende. Shqipëria u bë pjesë e saj në vitin 1992.