Erion Veliaj tenton të bllokojë Parlamentin

Erion Veliaj tenton të bllokojë Parlamentin

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Kryetares së Komisionit Albana Vokshi, Garda e Republikës nuk zbatoi urdhërat për largimin e Kryetarit të Bashkisë Veliaj nga punimet e komisionit të Medias.

Zoti Veliaj u shfaq i paftuar dhe kërkoi të merrte në dorë diskutimin në mbledhjen e thirrur për projektligjin e tjetërsimit të tokës së Teatrit Kombëtar në favor të kompanisë private Fusha shpk.

Zonja Vokshi tha se Kryetari i Bashkisë Veliaj “paguhet nga oligarkët dhe bosët e drogës. Medoni se mund të bëni arrogantin edhe në Kuvend sikurse bënë edhe në bashki? Meqenëse ishte i paftuar kërkoi të shkatërroi mbeldhjen. E kishte të qëllimshme sepse qeveria nuk do të përballet për të bërë transparence mbi një ligj për tjetërsimin e tokës në favor të privatit për fitime marramendëse”.

Pas largimit të Veliajt, Ministrja Kumbaro dhe deputetët e Partisë Socialiste u larguan nga Komisioni. Sipas kalendarit të punimeve, dëgjesa me kryetarin e Bashkisë mbi projektligjin e Teatrit është parashikuar ditën e mërkurë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>