Varhelyi kujton Srebenicën: Përgjegjësia jonë të mos lejojmë më masakra të tilla

Nga Exit News
Varhelyi kujton Srebenicën: Përgjegjësia jonë të mos lejojmë më masakra të tilla

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi përkujtoi të martën gjenocidin e Srebenicës.

Në një postim në Twitter, Varhelyi shkroi:

‘Gjenocidi i Srebrenicës është ende një plagë e hapur në zemër të Evropës.

Ajo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të mos ndodhë përsëri.

Vlerat aq të shkelura në mënyrë dramatike 25 vjet më parë tani janë në thelb të angazhimit tonë në Ballkanin Perëndimor.’

Më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem, u vranë në korrik 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, nga ushtria serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mladiç.

Masakra mori emrin Gjenocidi i Srebenicës pasi ndodhi në këtë rajon dhe pasi gjykata e Hagës e ka njohur atë si gjenocid, vrasje masive e një populli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>