Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheji do të takojë të mërkurën kryeministrin e Maqedonisë së Veritu Zoran Zaev në Shkup.
Qëllimi i vizitës është diskutimi i përplasjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veritu për anëtarësimin e kësja të fundit në BE.
Varheji javën e kaluar vizitoi Bullgarinë për të diskutuar mbi heqjen e bllokimi dhe nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.
Të martën, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë dhe në Shkup shprehu dëshirën për mbajtjen e konferencës në fund të vitit 2021.
Bullgaria ka vendosur veton kundër mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut. Ajo kërkon që Shkupi të njohë se gjuha dhe identite maqedonas kanë rrënjë bullgare. Por ky kusht nuk u pranua nga maqedonasit.
Vizita e Varhelyit vjen përpara samitit BE – Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.