Eurokomisioneri Varhelyi përsëri apel Ramës: Prisni opinionin e Venecias

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi përsëri apel Ramës: Prisni opinionin e Venecias

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Verhelyi ka përsëritur thirrjen e tij për shumicën socialiste, që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, para se t’i rimiratojë ato.

Në një postim në Twitter, eurokomisioneri shkruan:

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.”

Ripërsëritja e deklaratës së eurokomisionerit vjen pak minuta para nisjes së mbledhje së Komisionit të Ligjeve ku pritet të rrëzohet dekreti i presidentit dhe të rimiratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.

Një ditë më parë, eurokomisioneri Verhelyi i ka bërë thirrje që kuvendi të presë, por kryeministri Edi Rama dhe shumica socialiste kanë deklaruar se do të miratojnë ndryshimet në Kod, pa humbur kohë dhe pa pritur opinionin e KV-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>