Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi përshëndeti bashkëpunimin e shumicës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.
Ai theksoi se reforma duhet të përfundojë ‘pa vonesa të mëtejshme’.
Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se ka biseduar me Bashën dhe e ka përgëzuar për rikthimin në Këshillin Politik:
“Fola sot me Lulzim Bashën, përshëdenta rifillimin e punës ndërmjet partive për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt Europës që kjo reform të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e Këshillit Europian në mars.“