Eurokomisioneri Varhelyi takon Vuçiçin: Dialogu me Kosovën, thelbësor për rajonin

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi takon Vuçiçin: Dialogu me Kosovën, thelbësor për rajonin

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi takoi të premten presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Një një postim në Twitter, eurokomisioneri tha se bisedoi me Vuçiçin për reformat që vendi duhet të bëjë për tu integruar në BE, si dhe për dialogun me Kosovën:

“Diskutim i mirë dhe i qartë me presidentin Vuçiç sot. Folëm për reformat dhe mbështetjen tonë në rrugën europiane. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Serbinë në rimëkëmbjen ekonomike që solli pandemia e Covid-19.

Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për këtë. Dialogu me Kosovën, thelbësor.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>