Komisioneri për Zgjerimin i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën të mërkurën.
Ai pritet të takojë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Në orën 19:10 eurokomisioneri pritet të flasë para parlamentit.
Vizita e tij vjen një ditë pasi shumica socialiste miratoi në mënyrë të njëanshme ndryshimet e Kodit Zgjedhor që i japin fund Reformës Zgjedhore. Miratimi i saj u kundërshtuar nga një pjesë e opozitës parlamentare dhe nga ajo jashtë parlamentit.
Për një listë të plotë të ndryshimeve të miratuara në 5 tetor, lexoni këtu.