
Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi u takua të martën me kryenegociatorin për negociatat Shqipëri-BE, Zef Mazi.
Temat kryesore të bisedës ishin përgatitjet, hapat e radhës dhe reformat që vendi duhet të bëjë drejt hapjes së negociatave.
Eurokomisioneri e lajmëroi takimin përmes një postimi në Twitter.
Zef Mazi u caktua si drejtuesi i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në maj 2020, nga kryeministri Rama.