Eurokomisionerja Johansson thirrje partive politike për pastërtinë e figurës së kandidatëve

Nga Exit News
Eurokomisionerja Johansson thirrje partive politike për pastërtinë e figurës së kandidatëve

Eurokomisionerja për punët e brendshme, Ylva Johansson i bëri thirrje partive politike për pastërtinë e figurës së kandidatëve.

Në një deklaratë për mediat, Johansson theksoi përgjegjësinë që kanë partitë për kandidatët për deputetë.

“Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë që të kenë integritet të kandidatëve në lista.”, u shpreh ajo.

Johansson pohoi se Shqipëria ka përparuar në lidhje me reformat mbi sundimin e ligjit dhe për azilin, duke shtuar se numri i kërkesave për këtë të fundit janë në rritje.

“Jam po kështu e kënaqur që reforma të mëdha në vend, si reforma në drejtësi, ligji i azilit që Shqipëria ka mundur të miratojë. Sigurisht që ka shumë fusha për përmirësim. Për shembull problemi me kërkesat e pabazuara për azil në disa nga shtetet anëtare të BE.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>