Euronews Albania raportim të drejtë e të paanshëm, përfundimi i raportit të Osservatorio di Pavia

Nga Exit News
Euronews Albania raportim të drejtë e të paanshëm, përfundimi i raportit të Osservatorio di Pavia

Televizioni Euronews Albania është vlerësuar për raportim të drejtë e të paanshëm, në një raport të Osservatorio di Pavia, firma e njohur për konsulencën ndaj medias.

Në raportin e vlerësimit të vitit të parë të punës, Osservatorio theksoi se është për tu vlerësuar angazhimi i televizionit ‘ndaj drejtësisë, saktësisë dhe paanësisë’ në raportim.

Përmes analizës së artikujve të Euronews Albania, Osservatorio vlerësoi mbulimin e gjerë të lajmeve dhe temave.

Po ashtu, në raport vlerësohet dhe puna e bërë nga televizioni në mbulimin e pandemisë:

“Në mbulimin e pandemisë Covid-19, mendimet dhe hamendjet ishin qartësisht të dallueshme nga faktet.”

Ilva Tare, Drejtore e Lajmeve në Euronews Albania tha se ‘ekipi është i kënaqur dhe krenar për rezultatin e lartë në raportimin e cilësisë dhe standardeve profesionale.’

Ajo theksoi se gazetarët po përpiqen të bëjnë një ndryshim në tregun mediatik shqiptar dhe rajonal, duke ofruar një pamje tjetër të lajmeve ditore që përfshijnë të gjitha anët e historisë, duke mbetur të paanshëm.

Euronews Albania është filial i televizionit Euronews, i cili nisi transmetimin në shqip në nëntor 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>