Europa feston 75-vjetorin e Fitores ndaj Nazizmit me ceremoni pa njerëz

Nga Exit News
Europa feston 75-vjetorin e Fitores ndaj Nazizmit me ceremoni pa njerëz

Sot më 8 maj, Europa feston 75-vjetorin e ditës së Fitores ndaj Nazizmit. Çdo vit, në këtë datë organizohen festa nga qytetarët dhe marshime nga Forcat e Armatosura të vendeve europiane, por për shkak të pandemisë së Covid-19, këto festime janë anuluar.

Mbretëria e Bashkua do të mbajë 2 minuta heshtje në orën 11:00. Kjo do t’u japë britanikëve mundësinë për të ndalur dhe reflektuar, duke kujtuar jetët e humbura dhe sakrificat e bëra gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane Merkel do të zhvillojë një ceremoni të shkurtër dhe pa njerëz në Memorialin e Luftës në Berlin.

Ndërsa presidenti francez Macron do të vendosë kurora me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Paris. Ai do të shoqërohet nga shumë pak zyrtarë të lartë, ndërsa festimet për qytetarët janë të ndaluara.

Më 8 maj 1945 u shpall kapitullimi i Gjermanisë naziste, ose siç njihet ndryshe Rajhut III, pak ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe marrjes së Berlinit nga Ushtria e Kuqe.

Pas rënies së Berlinit, do të duheshin vetëm pak muaj, në shtator, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore me kapitullimin e Japonisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>