Europa ka regjistruar mbi 500 mijë viktima me Covid-19, duke u bërë kështu rajoni i parë në botë që tejkalon shifrën prej 500 mijë viktimash.
Numri i të vdekurve nga Covid-19 në kontinentin e Europës është rritur dukshëm muajve të fundit.
Në shkurt u raportua rasti i pari i humbjes së jetës nga Covid-19, ndërsa pas tetë muajsh numri i viktimave arriti në 250 mijë, e së fundmi, sipas Worldometers, 504,451 viktima.
Rusia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja kanë raportuar qindra mijëra të vdekur.
Sipas Worldometers, numri i viktimave në mbarë botën kanë vdekur mbi 1.7 milion njerëz.