Qyetarët europianë kanë rritur kërkesat për teste të Covid-19 për arsye udhëtimi, në prag të Krishtlindjeve.
Italia do të hyjë në zonë të kuqe më 24 dhjetor dhe lëvizjet do të ndalohen, përveçse një herë në ditë për të shkuar tek të afërmit.
Por italianët pak orë para mbylljes kanë mbushur terminalin në Romë. Të njëjtat masa po ndjekin edhe vende të tjera të Europës. Masat u shtrënguan edhe për shkak të variantit të ri që u shfaq në Britani.
Një rast me këtë variant të ri të Covid-19, u regjistrua në rajonin e Loretos, në Itali. Sipas autoriteteve të shëndetësisë në Itali, rasti nuk kishte asnjë kontakt me Britaninë.
Sakaq Franca ka raportuar se në prag të festave ka pasur një rritje të menjëhershme të kërkesës për testime.
Familje të tëra po u nënshtrohen testeve para se të vizitojnë të afërmit më të moshuar.
Sipas rregullave të reja në Britani, qytetarët që jetojnë në zonat e klasifikuara si me rrezik të lartë, mund të kalojnë festat vetëm me familjarët e tyre.
Europa pritet të nis vaksinimin në 27 dhjetor.