Europarlamentari Michael Gahler deklaroi se votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor shkel marrëveshja e 5 qershorit dhe ky veprim hedh hije dyshimi për zgjedhje e ardhshme.
Në një postim në Facebook, Gahler shkruan:
“Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije dyshimi mbi zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të cilat supozohej të ishin të lira dhe të drejta dhe më të mira se ato të mëparshme me votimi e sotëm për shkeljen e marrëveshjes së ndërmjetësuar të BE-së në 5 qershor me opozitën.”
Gahler pohoi se kjo gjë pengon integrimin e Shqipërisë në BE dhe do të sjellë shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Duke e bërë këtë Rama qartësisht pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Më saktësisht shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit mund të shtyjë shumë mirë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave reale të pranimit në BE.”
Gahler i bëri thirrje Presidentit Meta të kthejë në parlament ligjin e votuar sot dhe kryeministrit Rama ta rishikojë atë.