Europarlamentari Gahler: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkelin marrëveshjen, pengojnë integrimin e Shqipërisë

Nga Exit News
Europarlamentari Gahler: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkelin marrëveshjen, pengojnë integrimin e Shqipërisë

Europarlamentari Michael Gahler deklaroi se votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor shkel marrëveshja e 5 qershorit dhe ky veprim hedh hije dyshimi për zgjedhje e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Gahler shkruan:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije dyshimi mbi zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të cilat supozohej të ishin të lira dhe të drejta dhe më të mira se ato të mëparshme me votimi  e sotëm për shkeljen e marrëveshjes së ndërmjetësuar të BE-së në 5 qershor me opozitën.”

Gahler pohoi se kjo gjë pengon integrimin e Shqipërisë në BE dhe do të sjellë shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Duke e bërë këtë Rama qartësisht pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Më saktësisht shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit mund të shtyjë shumë mirë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave reale të pranimit në BE.”

Gahler i bëri thirrje Presidentit Meta të kthejë në parlament ligjin e votuar sot dhe kryeministrit Rama ta rishikojë atë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>