Më 17 Mars, të mërkurën, Europoli në bashkëpunim me Policinë Federale Gjermane arrestuan një grup të organizuar kriminal të trafikut të emigrantëve të paligjshëm nga Turqia në Gjermani.
Sipas njoftimit të Europolit, rrjeti kriminal dyshohet se ka trafikuar rreth 80 migrantë me origjinë nga Lindja e Mesme, kryesisht Egjipti, Siria dhe Turqia. Migrantët paguanin midis 3 500 € dhe 12 000 € për person.
Të dyshuarit përdorën kamionë dhe furgonë të vegjël për të kontrabanduar emigrantët përmes të ashtuquajturës rruga Ballkanike, nga Turqia në Gjermani përmes Çekisë ose Polonisë.
Shqipëria është kthyer në një rrugë kalimi për trafikimin e emigrantëve nga Siria për në vendet e BE-së. Policia shqiptare çdo ditë njofton arrestimin e trafikantëve të emigrantëve.