
“Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në BE”, sipas raportit të Europolit, për krimin e organizaur në Evropë, të botuar në 2021. Gjetjet e rëndësishme të raportit janë:
Më shumë se 50% e të gjithë kriminelëve të organizuar të dyshuar aktivë në BE nuk janë shtetas të BE-së. Gjysma e këtyre shtetasve jo-anëtarë të BE-së vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet e Evropës Lindore dhe Afrika e Veriut.
Ka pasur pak ndryshime në mënyrën e trafikimit të heroinës në BE. Trafikimi i sasive të mëdha të heroinës në BE besohet se ndjek rrugën Turqi – Ballkan, si dhe rrugën e Kaukazit të Jugut përmes Iranit, Turqisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.
Rrugët Ballkanike mbeten rrugët kryesore të trafikut të heroinë në BE. Për pjesën më të madhe, heroina trafikohet përgjatë këtyre rrugëve e fshehur në kamionë me mallra të ligjshme. Ajo fshihet në ndarjet e fshehura të kamionave.