Bashkimi Europian, Europol: Shqipëria sundon tregun evropian të kanabisit

Bashkimi Europian, Europol: Shqipëria sundon tregun evropian të kanabisit

Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit për shtetet evropiane. Kështu raporton Europol—agjencia evropiane  e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjit—në raportin e saj të përvitshëm për situatën e drogës në 28 shtete evropiane.

Krahasuar me gjendjen e një viti më parë, Shqipëria eshtë kthyer nga një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit në Evropë, në vendin që tashmë sundon tregun evropian.

Raporti dëshmon se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit që trafikohet në Itali, Greqi e Francë. Një pjesë a madhe e trafikut të drogës nga Shqipëria bëhet përmes gomoneve e mjeteve të tjera lundruese.

Raporti paralajmëron se në të ardhmen mbjellja do të zhvillohet shumë kultivimi i kanabisit në vende të mbyllura, si shtëpi apo sera, mundësuar nga teknologjitë e sofistikuara që kanë filluar të përdorin organizatat  kriminale.

Harta e prodhimit dhe shperndarjes se kanabisit – Burimi: Europol

Shqipëria është po ashtu dhe vend i rëndësishëm tranzit për drogën, sidomos heroinën, e cila transportohet nga Afganistani e Pakistani dhe ka destinacion Hollandën e vendet e tjera evropiane.

Harta e prodhimit dhe shperndarjes se heroines – Burimi Europol

Europol pohon se numri i organizatave kriminale në Evropë është rritur ndjeshëm krahasuar më vitet e mëparshme, por nuk ka të dhëna të specifikuara për secilin shtet.

Të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike që prek 180 shtete, janë aktualisht rreth 5000 organizata kriminale, nga 3600 që ishin në vitin 2013.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>