Eurostat, shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë evropiane

Eurostat, shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë evropiane

Shqipëria renditet në vend të dytë në botë për numrin më të lartë të personave që përfituan nënshtetësi nga një vend i Bashkimit Evropian gjatë vitin 2016. Sipas Eurostatit, 67,5 mijë shqiptarët morën shtetësinë në këtë vit, numri i dytë pas marokenëve për nga vendi i origjinës.

Ndër të tjera Eurostatit janë:

67 mijë e 500 shqiptarë morën shtetësi evropiane. 54, 7 për qind  e tyre përfituan nënshtetësi italiane, 42,3 për qind nënshtetësi greke dhe 0,8 për qind shtetësi belge.

Shqipëtarët lënë pas vetëm marokenët, 101 mijë prej të cilëve, në 2016-ën, u bënë shtetas evropianë.

Në vend të tretë renditet indianët, e më pas pakistanezët, turqit e rumunët.

Mes vendeve të Ballkanit, vetëm 10 800 serbë dhe 9 500 shqiptarë të Kosovës kanë marrë nënshtetësi evropiane, një diferëncë kjo e madhe me Shqipërinë.

Në total, në 2016-ën, 995 mijë qytetarë jo evropianë fituan nënshtetësinë e një prej vendeve të BE-së. Krahasuar me vitet e mëparshme numri i aplikuesve është rritur ndjeshëm; në vitin 2015 841 mijë persona fituan nënshtetësi evropiane, ndërsa në vitin 2014 889 mijë.

Në një tjetër raport të Eurostat, për të cilin Exit.al ka shkruar këtu, shqiparët renditeshin në vend të shtatë në botë për numrin e lartë të azilkërkuesve për herë të parë në vendet anëtare të BE-së. Vetëm në vitin 2017, 22 075 shqiptarë kërkuan azil në një prej shteteve të BE-së.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 11 395, kërkuan azil në Francë, duke e bërë Shqipërinë vendin me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Francë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>