Evakuimet në Kabul hyjnë në fazën përfundimtare

Nga Exit News
Evakuimet në Kabul hyjnë në fazën përfundimtare

Operacionet e evakuimit në Kabul hyjnë në fazën përfundimtare

Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në fazën përfundimtare të evakuimeve, duke i dhënë fund 20 viteve të pranisë së ushtrisë së SHBA në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë evakuar rreth 113 500 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit.

Një zyrtar amerikan i tha Reuters të shtunën se kishte më pak se 4 000 trupa ushtarake të mbetur në aeroport. Rreth 1 mijë civilë janë ende në pritje për t’u evakuuar ndërsa mijëra të tjerë duan të largohen nga Afganistani i cili tashmë kontrollohet nga talebanët.

E marta është dita e fundit e mundshme, sipas një marrëveshjeje të rënë dakord me talebanët.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të shtunën vonë se një sulm tjetër terrorist mund të godiste qytetarët në aeroport dhe mund të ndodhte që të dielën.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të një “kërcënimi specifik, të besueshëm”.

Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten shkaktoi rreth 170 të vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>