Exit News është krenare të njoftojë përfundimin e vlerësimin të saj nga Rrjeti i Gazetarisë Etike (EJN), në kuadër të instrumentit ‘Iniciativa e Besimit në Gazetari’ (Journalism Trust Initiative).
Exit News është media e parë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që përfundon vlerësimin nga iniciativa nën mbikëqyrjen e Presidentit të EJN-sw Aidan White.
White, aktivist i të drejtave të gazetarëve që ka shërbyer më parë si Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe si gazetar britanikes The Guardian, komentoi mbi rezultatin e vlerësimit të Exit:
“Angazhimi i Exit News ndaj etikës është një garanci për publikun për cilësinë e gazetarisë së saj.
Në këto ditë të vështira, njerëzit bombardohen me informacion të rrëme, të shtrembëruara dhe madje abuzive. Për të luftuar këto kërcënime, mediat e lajmeve duhet të ripërtërijnë angazhimin e tyre për të treguar të vërtetën dhe për të raportuar me transparencë dhe etikë.
Exit News e ka bërë këtë gjë duke vendosur një standarde që duhet të ndjekin të gjithë njerëzit e lajmeve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian,” tha ai.
Ai shtoi se:
“Exit News u tregua e gatshme t’i nënshtrohej vlerësimit, duke thënë se ‘ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe jemi të gatshëm të themi të vërtetën në interes të publikut’.
I falenderoj që janë bërë pionerë të përpjekjeve për të ngritur besimin publik në media”.
Projekti u zhvillua në përputhje me kriteret e Komitetin Evropian për Standadizimin, me drejtimin profesional të organizatave dhe mediave, si BBC News, Disinformation Index Ltd, European Broadcasting Union, Facebook, Free Press Unlimited, Google, International Press Institute, Reporters Without Borders, The Associated Press, shumë institucione edukimi dhe shoqata vendore të medias.
Vëzhgues të projektit janë UNESCO dhe Këshilli i Evropës.
Qëllimi i Iniciativës është të mbështesë “lirinë individuale, universale të mendimit përmes aksesit në informacion dhe mediave të pavarura, pluraliste. Duke mbrojtur standardet profesionale, duhet të dalë një mjedis i shëndetshëm i medias dixhitale, nga i cili çdo qytetar dhe punonjës i medias, por edhe shoqëritë në përgjithësi, mund të përfitojnë”.
Në mënyrë që të përballë sfidat në mediat lokale dhe ndërkombëtare, Iniciativa synon të rrisë dhe mbrojë gazetarinë përmes sigurimit të pajtueshmërisë me rregullat etike, metodat e miratuara gazetareske dhe garancitë e pavarësisë.
I titulluar “kornizë transparente”, procesi promovon parimet e etikës në gazetari, për të orientuar publikiun dhe për të inkurajuar ofruesit e lajmeve të forcojnë normat dhe praktikat e tyre profesionale.
Në përgjithësi, iniciativa beson në vetë-rregullimin e gazetarisë—çfarë kërkon standarde, rregulla dhenorma të miratuara, të cilat do të zbatohen për të siguruar praktikën më të mirë të profesionit të gazetarit’.
Procesi ndjek pesë parime kryesore:
— Komunikimi i saktë dhe i bazuar në fakte;
— Pavarësi politike, biznesi ose ndonjë qendër pushteti;
— Paanësi në qasjen e raportimit të medias;
— Drejtësi, respekt, dhe konsiderim të ndikimit të gazetarisë në jetën e të tjerëve;
— Transparencë në lehtësimin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë në publik.
Exit do t’i zbatojë këto parime përmes një kodi të sjelljes, politikave të brendshme dhe të jashtme, udhëzimeve editoriale, udhëzimeve të një auditori të pavarur, trajnimeve dhe rishikimeve të vazhdueshme.
Si pjesë e procesit, Exit i paraqiti EJN-së të dhëna për burimet e financimit, të ardhurat, pronarët dhe punonjësit, strukturën dhe proceset e brendshme.
Përveç kësaj, Exit publikoi në faqen e saj detaje të gazetarëve, pronarëve, udhëzimet editoriale, kontaktin dhe politikat në lidhje me ankesat dhe saktësinë.
Për më tepër, Exit ka caktuar një auditor të pavarur të jashtëm për të menaxhuar çdo ankesë ose çështje.
Këshilli Shqiptar i Medias (AMC) do të merret me çdo ankesë ndaj Exit dhe Exit është zotuar të zbatojë vendimet e Këshillit.
Koloreto Cukali, Kryetari i AMC pohoi më këtë rast:
“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për mediat shqiptare. Deri më tani vetë-rregullimi është dukur si një barrë në të cilën ne jemi disi “të detyruar” sepse duam ta mbajmë qeverinë larg ndërhyrjen në rregullimin e etikës.
Por vendimi i fundit nga Exit tregon një qasje të re, bashkëkohore: pranimi për t’u vetë-rregulluar jo nga “frika”, por nga besimi se kjo do të përmirësojë standardet e raportimit dhe do të ndërtojë një marrëdhënie më të besueshme me audiencën. “
Përveç kësaj, stafi i Exit po trajnohet në mënyrë të vazhdueshme mbi etikën, pajtueshmërinë dhe pavarësinë, si pjesë e zhvillimit të aftësive të tyre profesionale.
Kjo do të vazhdojë periodikisht me qëllim ruajtjen e standardeve që përputhen me praktikat më të mira të medias.
Exit gjithashtu është zotuar t’i nënshtrohet një auditimi të jashtëm të pavarur pas së cilës ata do të marrin një çertifikim shtesë që konfirmon pavarësinë e saj dhe aderimin në standardet ndërkombëtare të gazetarisë.
Ndaj, do t’i nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme në vend për të siguruar që pajtueshmëria me standardet e pritura të ruhet.
Exit News është krenar që është media e parë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit që i nënshtrohet kontrollit të ekspertëve.
Për Rrjetin Final të Gazetarisë Etike mund të lexoni më shumë këtu.