Exit News shënjestër e një sulmi kibernetik që synonte fshirjen e arkivës së artikujve

Nga Exit News
Exit News shënjestër e një sulmi kibernetik që synonte fshirjen e arkivës së artikujve

Exit News ishte viktimë e një sulmi kibernetik, të mërkurën, i cili kishte për qëllim të hynte në të dhënat e faqes dhe të shkatërronte arkivën e ruajtur në të.

Disa orë gjatë dhe pas sulmit lexuesit nuk patën fare qasje në faqe—ata që donin të hynin në faqe ridrejtoheshin automatikisht drejt faqeve të tjera ose u shfaqej një mesazh që paralajmëronte se faqja që kërkohej nuk ishte e sigurt.

Foto ilustruese nga webi
Foto ilustruese nga webi

Problemet zgjaten rreth 24 orë, por arritëm të riparojmë çdo pasojë. Arkiva dhe të gjitha të dhënat mbeten të pandryshuara dhe pakompromentuara.

Eksperti i IT-së së Exit News tha se nuk sulmuesit mund të kenë përdorur një virus i cili arriti të korruptojë platformën e editimit të Exit me qëllim fshirjen e bazës së të dhënave.

Exit News është ndër pak media të pavarura në Shqipëri dhe shkruan rregullisht mbi skandale dhe kritika që përfshijnë nivele të larta të pushtetit, politikës dhe biznesit.

Ne po hetojmë më tej rrethanat e sulmit ndërkohë që kemi vënë në dijeni për sulmin organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>