Exit zbulon planet e qeverisë Kurti 2 në lidhje raportet me Serbinë

Nga Exit News
Exit zbulon planet e qeverisë Kurti 2 në lidhje raportet me Serbinë

Burime për Exit.al kanë zbuluar planin e qeverisë Kurti 2 përsa i përket raporteve me Serbinë.

Në planin e siguruar shkruhet se dy janë prioritetet e Kosovës, në dialogun me Serbinë:

  • Zgjidhja e çështjes së 1640 personave të zhdukur, për të cilët Serbia nuk ka dënuar askënd. Në poligonin e qitjes në Batajnice, shkruhet në plan, ndonëse janë zhvarrosur 744 shqiptar, nuk ka as pllak përkujtimore, as tabelë që e shenjon si varrezë masive. Cështja e personave të zhdukur nuk do të kufizohet vetëm te kosovarët, por do të jetë gjithëpërfshirëse.

Anjë progres nuk mund të bëhet në asnjë fushë tjetër, nëse nuk ka progres në këtë fushë,” shkruhet shprehimisht në plan.

  • Tjetër prioritet përmendet vjedhja e 3 miliard € pensione nga Serbia, 400 milion € për keqpërdorim të energjisë, çështja e reparacioneve të luftës dhe borxhet.

Kurti thekson se Kosova ka shpallur dy herë pavarësinë dhe pa njohje nga ana e Serbisë, nuk mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>