Facebook bllokon llogarinë e Trumpit deri në betimin e Bidenit

Nga Exit News
Facebook bllokon llogarinë e Trumpit deri në betimin e Bidenit

Rrjeti social Facebook i ka ndaluar presidentit amerikan në detyrë Donald Trump mundësinë për të postuar në profilin e tij zyrtar.

Vendimi u mor mesditën e së enjtes dhe do të zgjasë të paktën deri në 21 janar, ditën kur do të betohet dhe marrë detyrën presidenti i ri, demokrati Joe Biden.

Në një postim të enjten, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg tha se rreziku për të lejuar Trumpin që të përdorë platformën është shumë i madh, veçanërisht pas ngjarjeve të 6 janarit, ku qindra mbështetës të Trumpit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, pas deklaratave të Trumpit për të fituar me çdo kusht zgjedhjet.

Në një video të postuar në Facebook, Twitter dhe YouTube,  Trump u tha protestuesve që po sulmonin kongresin “Ju dua”, para se t’u thoshte të shkonin në shtëpi.

Nga përplasjet me policinë, katër persona humbën jetën dhe mbi 50 janë arrestuar.

Zuckerberg tha se llogaria e Trump do të bllokohet “për të paktën dy javët e ardhshme” por mund të mbetet e bllokuar dhe për një kohë më të gjatë.

Twitter dhe Instagram të Mërkurën gjithashtu bllokuan përkohësisht llogaritë e Trumpit pasi ai postoi vazhdimisht akuza të rreme në lidhje me integritetin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>