Austria do të detyrojë platformat e internetit si Facebook dhe Google të fshijnë përmbajtjet e paligjshme brenda pak ditëve dhe do të vendosë gjoba deri në 12 milionë euro në rast të mos zbatimit të urdhërit, lajmëroi qeveria austriake, më 3 shtator.
Ligji austriak mbi gjuhën e urrejtjes, në pritje të miratimin në parlament, do të targetojë platformat me më shumë se 100 mijë përdorues dhe me të ardhura vjetore mbi 500 mijë euro. Ky ligj do të mbrojë personat që bien pre e sulmeve dhe obuzimeve online.
“Interneti nuk është një hapësirë pa ligj. Ligjet tona zbatohen edhe në internet”, tha ministrja në një konferencë për shtyp. Një procedurë e re, falas për tri vitet e para, do t’i japë mundësinë personave të prekur të marrin një vendim për të bllokuar ose hequr materialin brenda disa ditësh”, tha për mediat ministrja austriake e drejtësisë.
Platformat do të duhet të vendosin një sistem raportimi, një person kontakti për përdoruesit dhe të raportojnë mbi ankesat e marra çdo ditë.
Ata do të duhet të fshijnë përmbajtjen kriminale brenda 24 orëve nga ankesa e paraqitur, ndërsa materiale të tjera të paligjshme brenda 1 jave.
Faceboook nuk e komentoi ligjin e ri.
Ndërsa shoqata austriake e shërbimeve digjitale, përfaqësuesja e më shumë se 200 kompanive përfshirë Google, dhe Facebook e përshëndeti ligjin duke shtuar se duhet një përpjekje e përbashkët e vendeve evropiane.
“Vetëm një rregullaor i përbashkët evropian mund të jetë një standart i suksesshëm. Një vendim personal i pakoordinuar nuk na ndihmon të ecim përpara”, shkroi shoqata në njoftimin për shtyp.
Shqetësime për gjuhën e urrejtjes kanë lindur në të gjithë botën. Gjermania, që prej vitit 2018 ka pasur shumë pak ndikim, dhe Berlini ka bërë thirrje për më shumë veprim në BE.