Facebook pezullon për 30 ditë llogarinë e presidentit venezuelian Nicolas Maduro

Nga Exit News
Facebook pezullon për 30 ditë llogarinë e presidentit venezuelian Nicolas Maduro

Facebook ka pezulluar përkohësisht faqen e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro pasi ai pretendoi pa prova se një ilaç bimor mund të shërojë COVID-19.

Ai pohoi në janar se një ilaç me bazë ​trumzën mund të shërojë sëmundjen. Maduro nuk do të jetë në gjendje të postojë për 30 ditë.

Kompania tha se udhëheqësi kishte shkelur vazhdimisht politikat e saj mbi dezinformimin e koronavirusit.

Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me censurë nga kompanitë e mediave sociale mbi COVID-19.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu sanksionime lidhur me postimet rreth COVID-it.

Një zëdhënës i Facebook i tha BBC: “Ne kemi hequr një video të postuar në faqen e Presidentit Nicolas Maduro për shkeljen e politikave tona kundër dezinformatave në lidhje me COVID-19 që ka të ngjarë të vendosë njerëzit në rrezik.

“Ne ndjekim udhëzimet nga OBSH [Organizata Botërore e Shëndetësisë] që thotë se aktualisht nuk ka ilaçe për të kuruar virusin. Për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne gjithashtu po ngrijmë faqen për 30 ditë, gjatë së cilave vetëm mund të lexohet.”

Vitin e kaluar, Facebook fshiu një video nga Presidenti i Brazilit Bolsonaro mbi një pretendim se ilaçi hidroksiklorokinë ishte plotësisht efektiv në trajtimin e virusit.

Më herët, një postim në Twitter nga Maduro në lidhje me një ilaç tjetër të paprovuar u fshi gjithashtu.

Në tetor, Facebook fshiu një postim në të cilin Donald Trump pretendonte se COVID-19 ishte “më pak vdekjeprurës” se gripi.

Në gusht Facebook fshiu një tjetër postim të Trump që përfshinte një video të tij duke pohuar në mënyrë të gabuar se fëmijët ishin “pothuajse të imunizuar nga COVID-19”.

Dezinformimi mbi COVID-19 në mediat sociale është një problem i përhapur.

Një numër i lartë njerëzish janë përgjegjës për përhapjen e mijëra postimeve kundër vaksinës në Facebook dhe Twitter, sipas analizës nga Qendra me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për Luftimin e Urrejtjes Digjitale.

Midis tyre është Robert F Kennedy Jr, një nip i ish-presidentit amerikan, i cili drejton një grup anti-vaksinash.

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina vitin e kaluar promovoi një shpikje bimore të paprovuar të quajtur COVID-Organics, duke bërë që OBSH të thotë se mjekimet tradicionale duhet të kenë prova shkencore për të mbështetur përdorimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>