Facebook ka hequr qindra llogari të lidhura me një agjenci misterioze reklamash ruse, me veprim jashtë Rusisë, e cila kërkonte të paguante ndikuesit e mediave sociale për të sulmuar vaksinat COVID-19 të Pfizerit dhe AstraZeneca.
65 llogari në Facebook dhe 243 llogari në Instagram u gjetën të lidhura me një firmë reklamash dhe marketingu, Fazze që punonte në Rusi në emër të një klienti të panjohur.
Rrjeti përdori llogari të rreme për të përhapur lajme të rreme mbi sigurinë e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca.
Njëri pretendoi se vaskina e AstraZeneca do ta kthente një person në një shimpanze. Llogaritë e rreme synonin audiencën në Indi, Amerikën Latine dhe, në një masë më të vogël, në SHBA, duke përdorur disa platforma të mediave sociale duke përfshirë Facebook dhe Instagram.
Rrjeti Fazze gjithashtu kontaktoi ndikuesit e mediave sociale në disa vende me oferta për t’i paguar ata për ripostimin e përmbajtjes mashtruese.
Së bashku me heqjen e llogarive të rrjetit, Facebook gjithashtu ndaloi Fazze nga platformat e tij. Mesazhet që kërkojnë komente nga kompania nuk u kthyen menjëherë të martën.