Faktet lidhur me debatin Der Standart Edi Rama

Nga Exit News
Faktet lidhur me debatin Der Standart Edi Rama

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot, 3 maj, gazetën gjermane Der Standart për përhapje të lajmeve të rreme. Rama ju referua një artikulli të botuar nga mdia gjermane mbi publikimin e një dokumenti jozyrtar mbi ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në artikull Rama akuzohet se e ka parë dokumentin dhe sëbashku me Vuçiç ka mbështetur ndarjen e kufijve mes dy vendeve. Më poshtë po japin deklaratën e Der Standart dhe të Ramës.

Artikulli i Der Standart:

Me kërkesë të Standartit, zyra e Kryeministrit Slloven tani ka shprehur qendrimi e saj. Në një email zyra e Kryeministrit thotë:

“Ne do të dëshironim t’ju informonim se Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Janša, nuk komenton mbi letrat dhe çështjet e tjera që nuk ekzistojnë. Të gjitha raportet e mediave mbi dokumentet e pretenduara nuk kanë asgjë të bëjmë me qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Ne gjithashtu besojmë se komenti më i përshtatshëm për këtë çështje do të vinte nga partitë e opozitës së majtë Sllovene, të cilat ne besojmë se janë burimi i çështjes. ”

Të tjerët tashmë e kanë konfirmuar ekzistencën e këtij dokumenti. Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai kishte parë dokumentin dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, mbështetën vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Kryeministri Rama në intervistën e datës 16 prill në Vision Plus:

Alban Dudushi: Ka qarkulluar këto ditë në media , një letër e kRYEMINISTRIT slloven që I shkon kryetarit të këshillit të bashkimit evropian në lidhje me një ide të krijimit të Kroacisë së Madhe, Shqipërisë së Mahde, Serbisë së madhe. E keni parë këtë?

Rama: E kam parë, e kam biseduar me të, me Kryeministrin slloven, kohë përpara. Kam biseduar në përgjithësi për idetë dhe kam parë këtë dokument që ka dalë por nuk kam asnjë koment për të. Nuk kam asnjë koment.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>