Familja e Aleks Nikës padit shtetin në Strasburg për hetimet

Nga Exit News
Familja e Aleks Nikës padit shtetin në Strasburg për hetimet

Familjarët e Aleks Nikës, njërit prej katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011, kanë paditur shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga mediat në vend pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar informacion në lidhje me procesin e hetimeve që është zhvilluar në vend.

Familjarët akuzojnë Shqipërinë për hetime joefektive për zbardhjen e ngjarjes dhe mungesë trasparence.

36 vjeçari Nika nga Lezha,  u plagos rëndë më 21 janar  dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi, ku u dërgua për kurim.

Cështja e tij ende gjendet nën hetim, pasi prokuroria nuk ka arritur të identifikojë armën nga e cila u qëllua plumbi që i mori jetën.

Sipas të njëjtit raport, avokatja e shtetit Enkelejda Muçaj, i ka kërkuar informacion Sekretarit te Përgjitshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>