
Familja Joca deklaroi se asnjë ekspert nuk ka ardhur të shohë shtëpinë e tyre, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një takim me zëdhënësen e PD-së, Ina Zhupa, Fatime Joca u shpreh se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma.
” Quhem Fatime Joca, kam bërë ashtu, si i thonë për punën e tërmetit, për punën e shtëpisë për tërmetin, nuk më kanë ardhur. Kanë kaluar këtu, u kam thënë hajde më shikoni shtëpinë, nuk kanë ardhur, domethënë nuk e di se çfarë… ca të nënës, ca të babës me këtë qeveri, nuk e di se çfarë bëhet.”
Ajo i bëri thirrje qeverisë ti ndërtojë shtëpinë pasi nuk kanë një vend ku të rrinë.