Familja mbretërore britanike i jep lamtumirën e fundit princit Philip

Nga Exit News
Familja mbretërore britanike i jep lamtumirën e fundit princit Philip

Princit Philip iu dha lamtumira e fundit të shtunën pas një ceremonie mortore në nder të jetës dhe shërbimit të tij ndaj vendit, kurorës dhe gruas së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

Monarkja britanike u ul e vetme gjatë ceremonisë në kishë si shembull për respektimin e distancës në kushtet e pandemisë.

E gjithë ceremonia funerale u zhvillua jashtë syve të publikut brenda zonës së Windson Castle, një rezidencë mbretërore 950-vjeçare në perëndim të Londrës, por u shfaq drejtpërdrejt në televizion.

Vetëm 30 persona u lejuan të merrnin pjesë në funeral, përfshi mbretëreshën, katër fëmijët e tyre dhe tetë nipërit.

Njerëzit në të gjithë Britaninë mbajtën një minutë heshtje për nder të princit pak para se të fillonte funerali i tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>