Partia Demokratike ka denoncuar, të enjten, rastin e një familje në Tiranë, shtëpia e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit, por ende nuk vazhdojnë të jetojnë aty pasi bashkia nuk i ka informuar se ç’do të bëhet me ta
Në një video për PD-në, Valbona Rama tregoi se pas disa kërkesave në Bashkinë e Tiranës, ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshme shtëpinë e saj, por që deri më tani nuk ka shkuar njeri për t’i thënë se çfarë do bëhet më tej.
Ajo tha se nuk ka marrë as bonus qiraje dhe asnjë ndihmë tjetër për të jetuar ndërkohë. Ajo i bëri apel qeverisë që ta ndihmojë, pasi me nisjen e shirave, ‘do pikojë gjithë shtëpia.’