
Familjarët e komisarit Artan Cuku kanë paditur Ministrinë e Brendshme në Gjykatën Administrative dhe kërkojnë dëmshpërmblim 1 milionë euro për humbjen e jëtës së tij.
Seanca do të mbahet me 8 shkurt. Sipas ekspertizës dëmi ekonomik dhe psikologjik që i ka ardhur familjes nga humbja e kryefamiljarit është 1 milionë euro.
Komisari Artan Cuku u ekzekutua me 8 prill të vitit 2017. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit.
Ata u arrestuan në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.