Familjet me deklarim të rremë do të përjashtohen nga ndihma ekonomike

Familjet që do të aplikojnë për ndihmë ekonomike, që sot e tutje, duhet të deklarojnë çdo pajisje elektrike dhe kafshë që posedojnë. Nëse institucionet verifikojnë se deklarimi është i rremë, për shembull nëse nuk është deklaruar ndonjë sobë, frigorifer biçikletë apo pulë, atëherë familja përjashtohet nga skema e ndihmës ekonomike.

Këto ndryshime u miratuan para disa ditësh nga qeveria.

Familjet duhet të plotësojnë një formular me të dhënat personale, deklaratën e paaftësisë apo statusin e të punësuarit për çdo person në familje.

Nëse zbulohen raste të shkëputjes së qëllimshme të ndonjë anëtari nga familja, familja përjashtohet nga ndihma ekonomike.

Sipas ligjit, familjet që mund të aplikojnë për ndihmë ekonomike janë:

  • Familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftueshme;
  • Jetimët e papunë mbi 25 vjeç;
  • Jetimët e moshës 18-25 vjeç, që nuk janë vendosur në institucionet e shërbimeve shoqërore ose nën kujdestari;
  • Prindërit e fëmijëve të lindur trinjak ose më shumë, që u përkasin familjeve në nevojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>