Familjet në Ersekë i kërkojnë qeverisë ndërtimin e shtëpive

Familjet në Ersekë i kërkojnë qeverisë ndërtimin e shtëpive

Partia Demokratike denoncoi se banorët e fshatit Qafzez në Ersekë janë lënë në harrëse pas tërmetit të 2 nëntorit nga qeveria, duke theksuar se e vetmja ndihmë që kanë marrë janë disa rroba.

Ish deputeti Ervin Salianji takoi disa nga banorët e kësaj zonë të cilët u shprehën se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për shtëpitë e tyre dhe se janë në qiell të hapur.

Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor.

Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj.

Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do të hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiljet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>