Farmacistët kërkojnë 5 mijë doza për vaksinimin e tyre

Nga Exit News
Farmacistët kërkojnë 5 mijë doza për vaksinimin e tyre

Sekretari i përgjithshëm i Urdhërit të Farmacistëve, Dëfrim Goma i kërkoi qeverisë 5 mijë doza për vaksinimin e farmacistëve.

Në një intervistë për Euronews, Goma tha se në detyrë janë 2500 farmacistë dhe ata nuk janë përfshirë në grupet prioritare.

“Ne jemi në sinkron të plotë me Federatën Ndërkombëtarë të Farmacistëve. Para pak ditës presidenti i saj i bëri thirre qeverive të vendeve të varfëra që farmacistët të konsiderohen si grup prioritar në vaksinimin  kundër COVID-19.”

Urdhri i Farmacistëve  kërkoi vaksinimin sa më parë të farmacistëve, si pjesë e stafit mjekësor që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Të enjten, përmes një letre drejtuar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Urdhri shprehet se mos përfshirja e farmacistëve në grupin prioritar të vaksinimit është ‘e pashpjegueshme

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>