Anëtari i Këshillit Kombtëtar, Fatbardh Kadilli shpalli të premten kandidaturën e tij për kryetar të PD-së.
Përmes një postim në Facebook, Kadilli kërkoi largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.
“Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD të trishtuar nga humbja, jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD, për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen.”
Ai tha se Basha nuk ja doli të udhëhiqte PD drejt fitores. Më herët disa prej politkanëve të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës.