
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka thënë të martën se qëllimi i tij është të ndërtojë shtetin e së drejtës.
“Qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i shtetit të së drejtës, standardeve europiane kushtetuese, ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve, kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Mediu.
Në një takim me të rinjtë me rastin e 8 dhjetorit, Mediu ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave janë nga fitoret me rëndësi të madhe historike për shqiptarët nën qeverisjen e kryesuar nga Sali Berisha.
“Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me krimin dhe korrupsionin dhe duke u orientuar në reforma të thella ekonomike dhe institucionale”, ka thënë Mediu.