Top-Channel raporton se shifra prej €1 miliardë e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit mund të jetë e fryrë nga qeveria si taktikë për të tërhequr më shumë para nga donacionet.
Shifra, e konsideruar paraprake, u shpreh nga Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Kryeministrin italian Giuseppe Conte.
Sipas Top-Channel, 1 miliardë euro është nxjerrë nga një raport i përbashkët i qeverisë, Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Europian.
Raporti që mban emrin “Vlerësim i nevojave post-fatkeqësi” nuk është përfundimtar, është përpiliar nga një grup ekspertësh të drejtuar nga Milva Ekonomi, e cila së fundmi është emëruar drejtuese e komisionit parlamentar të ekonomisë.
Top-Channel thotë se €700 milionë dëme tërmeti u shkaktoj banesave të qytetarëve ndërsa €150 milionë fabrikave dhe bizneseve dhe €150 milionë të tjera veprave publike si rrugë shkolla, spitale.
Ky raport do të jetë për referencë në konferencën e donatorëve që pritet tv organizohet më 17 shkurt nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leiden.
Shifra e lartë mund të jetë e fryrë si taktikë për të tërhequr më shumë fonde të dhuruara.
Për buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar €100 milionë nga donatorë, por shifra e saktë e dhurimeve do të kuptohet vetëm pas konferencës.