FDA amerikane aprovon kokteilin e antitrupave Regeneron në formë injeksioni

FDA amerikane aprovon kokteilin e antitrupave Regeneron në formë injeksioni

Agjensia e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA aprovoi të enjten, 4 qershor, përdorimin në formë injeksioni të kokteilit të antitrupave Regeneron.

Regenron i përket asaj klase barnash, të quajtur antitrupa monoklonalë, të cilët imitojnë antitrupat natyralë që trupi prodhon për të luftuar infeksionet.

Kokteili u miratua për të luftuar Covid-19 në nëntor të vitit të shkuar dhe merrej nga pacientët e pashtruar vetëm një herë, përmes serumit, në masën 2400 mg.

Më miratimin e injeksionit në lëkurë, sasia e ilaçit u reduktua në masën 1200 mg, por ajo përshpejton procesin e administrimit te pacientët, duke ndihmuar trajtimin e tyre.

Sipas Reuters, prodhuesi i ilaçeve pret që të furnizojë  SHBA-të me të paktën 1 milion doza të terapisë dhe se qeveria mund të marrë deri në 1.25 milion doza shtesë deri në shtator.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme