Në Krujë mungon uji vaditës.
Fermerët tregojnë se të mbjelalt e tyre rrezikojnë të thahen.
Në Fushë-Krujë dhe Thumanë ka rezervuare, por uji nuk mbërrin deri tek tokat bujqësore.
“Ujë ka por burimet flenë, janë 11-12 rezervuarë në rrethin e Krujës me 30 milionë metër kub ujë por nuk shfrytëzohen sepse nuk ka kanale vaditëse, është prishur gjithë sistemi i vaditjes. Bimët sidomos, këtë vit është që shumë i thatë, s’ka pasur reshje, rrezikojnë të thahen. Është mbjellë mistri, perimet, pemëtoret, por gjithë populli rri me shprese tek shiu”, tha agronomi Ndrec Totrri.
Në bashkinë e Krujës janë 10 mijë e 500 hektarë tokë – vetëm 10 hektarë prej tyre vaditen sot, sipas hidroteknikut Bajram Kurti.