Drejtoresha e Instituti të Shëndetit Publik Albana Fiço shpjegoi ndryshimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e pjesshme të shkollave.
E ftuar në emsionin Open, Fico tha se:
“Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Pra ka një rritje të infeksioneve respiratore të fëmijët, por jo Sars Cov-2”.
Vendimi i qeverisë u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Ndriçim Mehmeti. Ai tha se është e paarsyeshme që brenda 24 orëve të ndryshojë vendimi.